Home / Opinion / Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

Soros: “BE duket si Bashkimi Sovjetik në 1991, në prag kolapsi”

George Soros, The Guardian

Europa po shkon symbyllurazi drejt harresës dhe banorët e saj duhet t’i hapin sytë para se të jetë shumë vonë. Po s’e bënë, BE do të ndjekë udhën e Bashkimit Sovjetik në vitin 1991. Asnjë nga udhëheqësit apo qytetarët nuk e kupton që po përjetojmë një çast revolucionar, që ka disa përfundime të mundshme si dhe pasiguri tepër të lartë.

Shumica prej nesh hamendësojnë se e ardhmja do t’i ngjajë të tashmes, pak a shumë, por nuk është e thënë. Në jetën e gjatë e plot zhvillime që kam pasur, kam përjetuar periudha të ndryshme, të cilat i quaj çekuilibrime radikale. Sot po jetojmë në një periudhë të tillë.

Pika tjetër e rëndësishme do të jenë zgjedhjet e parlamentit europian, në Maj të vitit 2019. Fatkeqësisht, forcat kundër BE-së janë në përparësi. Ka shumë arsye për këtë, që nga sistemi i vjetruar i partive në shumicën e shteteve europiane, pamundësia praktike për të ndryshuar marrëveshjet, dhe mungesa e mjeteve ligjore për të disiplinuar vendet anëtare që shkelin parimet mbi të cilat u themelua BE. Blloku mund t’i imponojë ligjet ndaj vendeve që aplikojnë, por i mungojnë aftësitë për t’i vënë rregullat në zbatim ndaj shteteve anëtare.

Sistemi i vjetruar partiak pengon ata që duan të ruajnë vlerat mbi të cilat është themeluar BE, por ndihmon ata që duan t’i zëvendësojnë këto vlera me diçka që është ndryshe që në rrënjë. Kjo po ndodh realisht në disa vende individuale, e për më tepër, mes aleancave trans-europiane. Sistemi partiak i shteteve individuale pasqyron përçarjen që shënuan shekujt e 19-të e të 20-të, si dhe konfliktet midis kapitalit dhe punëtorëve. Por hendekumë i madh që ka më shumë rëndësi sot, është ai midis forcave pro dhe kundër Europës.

Vendi mbizotërues në BE është Gjermania, dhe aleanca e tyre qeverisëse (midis Unionit Kristian-Demokratik dhe Unionit Social-Kristian të Bavarisë) është bërë shumë e paqëndrueshme. Aleanca funksionoi për sa kohë që në bavari s’kishte asnjë parti domethënëse në të djathtë të CSU-së. Kjo ndryshoi me rritjen e së djathtës ekstreme, AfD. Në zgjedhjet e shkuara të shtatorit, rezultati i CSU-së ishte më i keqi në më shumë se gjashtë dekada. Dhe AfD hyri në parlamentin gjerman për herë të parë.

Situata është larg të qenit e pashpresë. Të gjelbrit gjermanë kanë dalë si e vetmja parit pro-europiane në vend, dhe vazhdojnë të rriten në sondazhe, ndërsa AfD duket se ka arritur pikën më të lartë, përveçse në Gjermaninë Lindore. Tani votuesit e CDU/CSU përfaqësohen nga një parti e cila nuk e ka të qartë përkushtimin ndaj vlerave europiane.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një strukturë e vjetruar sistemi partiak nuk e lejon vullnetin e popullit që të shprehet siç duhet. Laburistët dhe Konservatorët janë të ndarë, por udhëheqësit e tyre janë të vendosur të vazhdojnë Brexit-in. Kjo situatë është aq e ndërlikuar sa shumica e britanikëve duan ta heqin qafe sa më shpejt, edhe pse do të jetë ngjarja përcaktuese për dekadat e ardhshme të vendit.

Përplasja midis Korbinit dhe Mejit ka krijuar opozitë brenda të dy partive. Në rastin e laburistëve ka ardhur në pikën e rebelimit. Mej ka njoftuar një program për të ndihmuar zonat e varfra të Anglisë veriore, të cilat kanë votuar pro Brexit-it. Korbin akuzohet se ka shkelur betimin që ka bërë në konferencën e vitit të shkuar të partisë së tij, kur tha që do të mbështeste një referendum të dytë Brexit-i nëse s’mund të ofronte zgjedhje të parakohshme.

Gjasat sa vijnë e shtohen që marrëveshja e Mejit të refuzohet nga deputetët. Kjo mund të vërë në lëvizje mbështetjen e një referendumi të dytë, ose edhe më mirë, të kërkojë zbatimin e Nenit 50 të ligjit britanik. Italia është në një gjendje të ngjashme.

BE-ja bëri gabimin fatal në vitin 2017 duke vënë në zbatim marëveshjen e Dublinit, e cila është krijuar si barrë e padrejtë për vende si Italia, ku emigrantët shkelin për herë të parë gjatë rrugëtimit për në BE. Kjo i shtyu votuesit pro-Europës dhe pro-emigrimit në krahët e partive anti-europiane, si Lëvizja e 5 Yjeve, në zgjedhjet e vitit të shkuar.

Partia Demokratike, e cila mbizotëronte më përpara, tani është e çorientuar. Si rrjedhojë, shumë votues që mbeten pro-europianë nuk kanë një përti për të cilën të votojnë. Kjo është një përpjekje për të organizuar një listë të bashkuar pro-europiane. Një ri-rregullim i ngjashëm i sistemeve partiake po zhvillohet edhe në Francë, Poloni dhe Suedi.

Rritja e populizmit mund të trazojë zgjedhjet europiane

Situata mes aleancave trans-europiane është edhe më keq. Partitë kombëtare i kanë të paktën rrënjët në të shkuarën, por këto aleanca diktohen plotësisht nga interesat vetjake të udhëheqësve. Shkelësja më e madhe është aleanca e Partive Popullore Europiane, PPE, pothuajse krejtësisht e zhveshur nga parimet, siç tregoi duke përqafuar partinë Fidesz të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, vetëm që të ruante shumicën e të kontrollonte rolet kryesore të BE-së. Forcat anti-euopiane mund të duken mirë, në krahasim. Të paktën kanë disa parime, edhe pse janë të urryeshme.

Është e vështirë të shohësh se si partitë pro-BE-së mund të dalin fitimtare nga zgjedhjet e majit, nëse nuk vënë interesin e Europës përpara atij personal. Mund të bëhen përpjekje për të mbrojtur BE-në, në mënyrë që të rikrijohet krejtësisht nga e para. Por kjo do të kërkonte një ndryshim thelbësor në zemër të vetë BE-së. Drejtuesit e tanishëm të kujtojnë polit-byronë gjatë rënies së Bashkimit Sovjetik, e cila vazhdonte të jepte dekretime, sikur të ishte ende e rëndësishme.

Hapi i parë për të mbrojtur Europën nga armiqtë e brendshëm e të jashtëm, është të njihet përmasa e kërcënimit që vjen prej tyre. Hapi i dytë është të zgjohet shumica e përgjumur pro-euroiane, dhe të vihet në lëvizje për të mbrojtur vlerat mbi të cilat u themelua BE. Përndryshe, ëndrra e një europe të bashkuar mund të kthehet në një makth të shekullit të 21-të.

Leave a Reply

%d bloggers like this: