Politika

Shqipëria, ndër vendet e para që ratifikon protokollin e aderimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Kuvendi i Shqipërisë është ndër të parët parlamente që ratifikon Protokollin e Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi u shpreh sot në seancën plenare në Kuvend se, Maqedonia e Veriut kaloi sprova të mëdha deri në këtë moment.

“Sot jemi në ditën e shumëpritur nga të gjithë, protokolli i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO nga përfaqësuesit e vendeve të NATO-s. Shpreh kënaqësinë që Kuvendi Shqipërisë është ndër të parët që po e ratifikon këtë protokoll, duke i hapur kështu rrugën Maqedonisë së Veriut në Traktatin e Atlantikut të Veriut”, tha Ruçi.

“Ky anëtarësim u bë i mundur falë marrëveshjes së Prespës mes dy vendeve fqinje tanë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë”, u shpreh Ruçi.

Kjo, tha Ruçi, “nuk do të ishte bërë e mundur pa vullnetin, guximin politik dhe emancipimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut. Partitë shqiptare të Maqedonisë së Veriut i hapën Republikës së tyre dritën jeshile për në NATO”.

“Ky vendim nuk ishte i papritur. Të gjithë kemi pasur rastin ta vërtetojmë atë. Përshëndes në emër të kuvendit vizionin e qartë të udhëheqësve të Shqipërisë”, theksoi Ruçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button