Kronika
Ambasada gjermane: Demonstratat paqësore, dhuna shmang vëmendjen prej sfidave
Demonstratat paqësore janë shprehje e një demokracie të shëndetshme.
Ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë ka reaguar për protestën e 16 shkurtit duke iu bashkëngjitur deklaratave të ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Soreca.
“Demonstratat paqësore janë shprehje e një demokracie të shëndetshme. Dhuna në to do të shmangte vëmendjen prej sfidave, të cilave Shqipëria mund t’u bëjë ballë në mënyrë afatgjatë vetëm duke bashkuar forcat”, thekson ambasada e Gjermanisë.