Politika

Dy ditë para protestës, Ambasada e SHBA apelon: Refuzoni dhunën

Dy ditë para protestës së madhe të paralajmëruar nga opozita, reagon Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë. Në një postim të shkurtër në rrjetin social Facebook, bëhet me dije se protesta për ndryshime pozitive ka edhe në SHBA, por këshillohen qytetarët dhe politikanët shqiptarë të mos përdorin dhunën.

STATUSI I PLOTE
E drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar për ndryshim pozitiv janë simbole të një shoqërie demokratike të lirë dhe të shëndetshme. Është një e drejtë që ushtrohet shpesh në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, kjo e drejtë duhet ushtruar paqësisht. Dhuna kundër njerëzve ose pronës është e papranueshme. Ne iu bëjmë thirrje të gjithë atyre që janë përfshirë në protestën e së shtunës, dhe të gjithë udhëheqësve politikë shqiptarë, të refuzojnë dhunën dhe të sigurohen që protestat të zhvillohen paqësisht dhe në mënyrë konstruktive.

Reagimi vjen fill pas deklaratave dhe akteve të sotme në Kuvend, ku përfaqësuesi i PD, Edi Paloka hodhi bojë në drejtim të kryeministrit Rama dhe paralajmëroi se ky ishte fillimi i 16 shkurtit, për të lënë të kuptohet se situata mund edhe të precipitojë. Po ashtu vetë lideri i PD, Lulzim Basha në takimet me qytetarët në rrethe ka bërë thirrje t’i bashkohen protestës për rrëzimin e qeverisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button