Bota

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Shanahan në Bruksel: SHBA mbështet një NATO të fortë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan tha të enjten se ai mbështet një NATO të fortë, deklaratë që mund të qetësojë aleatët, të cilët kanë shfaqur nervozizëm rreth angazhimit të Uashingtonit ndaj aleancës.

“Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ndaj NATO-s; detyrimet tona në bazë të nenit 5 mbeten të hekurta dhe Amerika do të vazhdojë të udhëheqë e të mbështesë unitetin dhe sigurinë transatlantike”, tha zoti Shanahan në një konferencë për shtyp në Bruksel.

Paraardhësi i zoti Shanahan, Jim Mattis dha dorëheqjen për shkak të pikëpamjeve të ndryshme nga presidenti Donald Trump.

I pyetur për shpenzimet e mbrojtjes të Gjermanisë, zoti Shanahan tha se 1,5 për qind e PBB-së për mbrojtjen nuk mjafton. Kërcënimet kërkojnë më shumë shpenzime, tha ai.

Zoti Shanahan tha se publiku i gjerë nuk është në dijeni të kërcënimeve me të cilat përballen vendet e NATO-s, duke filluar nga Rusia dhe Kina e deri te siguria kibernetike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button