Kronika

Ndalohet gjyqtari i Dritan Dajtit. Skënder Daminit iu gjetën euro dhe armë në shtëpi. Paratë janë të djalit, kam dokumente

Në orën 7 të mëngjesit policia nisi kontrollet njëkohësisht në të gjitha shtëpitë e tre gjyqtarëve që me shumicë votash ulën burgimin e përjetshëm për Dritan Dajtin.

Përveç operacionalëve, kontrollet e banesave u mbështetën edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Në shtëpinë e gjyqtarit Skënder Damini në Farkë, e cila u kontrollua sipas vendimit të gjykatës nga policia, janë gjetur 17 mijë euro, ndërsa po kryhen veprimet e fundit hetimore. Njëkohësisht, kontrolle po zhvillohen edhe në shtëpitë e gjyqtarëve Petrit Aliaj e Aleks Nikolla.

Gjatë kontrollit policia konfirmon zyrtarisht se janë gjetur edhe municione. Në shoqërinë e avokatit të tij, gjyqtari i Apelit u shoqërua për në Drejtorinë e Qarkut Tiranë. Ai doli në heshtje.

Në banesën e Skënder Daminit u gjetën edhe municione, shpjegon policia.

Ka qenë avokati i tij që ka rrëfyer dëshminë e Daminit pas shoqërimit. Mësohet se gjyqtari ka thënë se paratë e gjetura në banesë janë të djalit të tij dhe disponon dhe dokumentacionin e tyre.
“Gjyqtari ka firmosur si të ligjshëm kontrollin e banesës meqenëse ishte me urdhër gjykate”, tha avokati i tij.


“Paratë e gjetura janë të djalit dhe disponoj të gjithë dokumentacion e tyre. Ndërsa 8 fishekët e gjetur janë të pistoletës që e mbaja deri para pak kohësh sipas ligjit dhe e kam dorëzuar. Lidhur me vendimin për të akuzuarin, ka qenë bindja ime personale nga leximi i dosjes”, ka dëshmuar gjyqtari Damini.

Një ditë më parë, dy prokurorët e Krimeve të Rënda, Donika Prela dhe Klodian Braho siguruan një urdhër nga gjykata për t’u autorizuar mbi kontrollet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button