Bota

Trump letër Vuçiç, kërkon njohje të ndërsjelltë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka shkruar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç letër për Ditën e shtetësisë së Serbisë, ku mes tjerash ka kërkuar njohje të ndërsjellë në kuadër të procesit të dialogut me Kosovën.

“Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në përkrahjen ndaj angazhimit tuaj për të thelluar bashkëpunimin rajonal dhe në veçanti për përpjekjet tuaja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”, thuhet në letrën të cilën e ka publikuar presidenti Vuçiq, në faqën zyrtare.

Trump ka kërkuar nga palët, Kosova dhe Serbia, që të angazhohen për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve. “Ne besojmë që njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i një normalizimi të qëndrueshëm të marrëdhënieve.

Një marrëveshje e tillë historike, me njohjen e ndërsjellë në thelbin e saj, do të ndërtonte rrugën që ka si qëllim integrimin evropian të Serbisë dhe rritjen ekonomike “, thuhet në letrën e presidentit Trump.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button