Ekonomia

“Air Albania” nis së shpejti zyrtarisht fluturimet, firmoset marrëveshja tripalëshe për certifikimin

Pas testimeve e trajnimeve, si edhe verifikimeve të suksesshme të autoriteteve kompetente ndërkombëtare, të cilave u nënshtrohet një kompani e re ajrore që mban flamurin e vendit, u firmos sot marrëveshja tripalëshe financiare e “Air Albania-s”, që i hap rrugë certifikimit të saj.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë (MIE) Belinda Balluku, tha sot nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” Tiranë se “Air Albania” ka kaluar nëpër fazat e konsolidimit të testimit teknik dhe përgatitjes së të gjitha letrave, manualeve që kërkohet për t’u certifikuar, për të arritur sot në konkludimin e marrëveshjes financiare mes palëve, e cila hap dritën jeshile për certëfikimin e kësaj kompanie nga autoritetet civile gjë që do të ndodhë brenda një jave ose 10 ditëve”.

“Jemi duke përfunduar procesin për të mbyllur projektin. ‘Air Albania’ shumë shpejt do të jetë në qiell. Kjo do të jetë krenaria e shqiptarëve dhe një nder i madh. Ne sot nënshkruam dokumentet e partneritetit”, – tha Balluku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button