Politika

Meta, Thaçi, Haradinaj, në Mynih në Konferencën e Sigurisë

Presidenti i Republikës, të Shqipërisë, Ilir Meta, me ftesë të Kryetarit të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, Ambasadorit Wolfgang Ischinger, do të marrë pjesë në Konferencën që organizohet, më 15-17 shkurt 2019. Në këtë edicion të 55-të të Konferencës, pritet që të diskutohen dhe debatohen qëndrime lidhur me zhvillimet aktuale botërore, sfidat e rendit liberal botëror, multilateralizmi, marrëdhëniet transatlantike e kërcënime e reja për paqen dhe sigurinë në botë.

Konferenca ka si objektiv kryesor ndërtimin e besimit dhe gjetjen e zgjidhjeve paqësore për konfliktet. Në këtë konferencë merr pjesë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, si dhe shumë drejtuesë të tjerë. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar në Mynih të Gjermanisë, komisionerin e BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, me të cilin kanë biseduar për liberalizimin e vizave. Gjatë qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, kryeministri Ramush Haradinaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas.

“Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për të lëvizë lirshëm dhe mbështetja gjermane në këtë fazë është e domosdoshme edhe për procesin e dialogut dhe çështje të tjera të rëndësishme për vendin”,- ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button