Kronika

Protesta e 16 shkurtit, Policia kalon në shërbim të përforcuar

Një ditë përpara protestës së paralajmëruar nga opozita, uniformat blu të Policisë së Shtetit kanë kaluar në shërbim të përforcuar.

Ka qenë drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, i cili ka urdhëruar strukturat e policisë, që të jenë në gatishmëri, për të parandaluar çdo akt të dhunshëm, i cili mund të lind para, gjatë dhe pas protestës.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Policia e Shtetit bën të ditur, se nuk i është përgjigjur pozitivisht subjektit që ka kërkuar leje, për realizimin e protestës në rrugën “Ismail Qemali”, pasi një gjë e tillë do të ndikonte në pengimin e punës së përfaqësive diplomatike.

Nga ana tjetër, uniformat blu thonë, se ka informacione, përmes të cilave, bëhet e ditur që në protestë mund të ketë akte dhune, si pasojë e përfshirjes në tubim të personave me precedentë penalë dhe të dënuar edhe më parë për vepra penale.

Për këtë, uniformat blu i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët nuk kanë lidhje me protestën, që të evitojnë qëndrimin në zonën ku protesta do të realizohet, e që nga Policia është përcaktuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Policia e Shtetit ndërkohë, i bën thirrje organizatorëve, që të distancohen nga zërat që inkurajojnë dhunë, si dhe nga personat me rekorde të rënda kriminale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button