Home / Bota / Tregu evropian i makinave shënon rënie në fillim të vitit 2019

Tregu evropian i makinave shënon rënie në fillim të vitit 2019

Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA) ka bërë të ditur se kërkesa për makinat e pasagjerëve në Bashkimin Evropian (BE) ka shënuar rënie me 4,6 për qind nga viti në vit në muajin janar, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Megjithatë, me gati 1.2 milionë njësi gjithsej të regjistruara, kjo ende përfaqëson vëllimin e dytë më të lartë në muajin janar që nga viti 2009”, tha ACEA.

ACEA theksoi se kërkesa për makina të reja ka rënë pothuajse në të gjithë bllokun 28-anëtarësh, përfshirë pesë tregjet kryesore të BE-së.

“Spanja dhe Italia shënuan rënien më të madhe, përkatësisht me 8,0 për qind dhe 7,5 për qind. Ndërkohë përqindjet e rënies ishin më modeste në Mbretërinë e Bashkuar (1,6 për qind), Gjermani (1,4 për qind) dhe në Francë (1,1 për qind)”, njoftoi ACEA.

Në muajin e parë të këtij viti, VW Group ishte prodhuesi më i madh me shitjet, me një pjesëmarrje prej 24,1 për qind.

Grupi që prodhon markat Volkswagen, Audi, Skoda, Seat dhe Porsche pa një rënie vjetore prej 6,5 për qind në shitjet e saj, duke arritur 288.266 makina të pasagjerëve.

PSA Group, prej të cilës markat kryesore janë Peugeot, Citroen dhe Opel, kishte një pjesëmarrje prej 17,1 për qind, ndërsa Renault Group 9,7 për qind.

Vitin e kaluar, mbi 15 milionë makina të reja të pasagjerëve janë regjistruar në BE.

BE është tregu kryesor i eksportit të makinave për Turqinë, ku prodhuesit më të lartë të makinave ndërkombëtare, përfshirë Ford, Honda, Hyundai, Mercedes, Renault dhe Toyota, po veprojnë.

Eksportet e makinave të Turqisë në vendet evropiane arritën mbi 25 miliardë dollarë, duke arritur në 79,5 për qind në eksportet totale të makinave të Turqisë në vitin 2018.

Leave a Reply

%d bloggers like this: