Home / Bota / Rusia-Turqia-Irani zotohen të mbëshetesin Sirinë për reforma kushtetuese

Rusia-Turqia-Irani zotohen të mbëshetesin Sirinë për reforma kushtetuese

Rusia, Turqia dhe Irani kanë në plan të ndihmojnë Sirinë për ngritjen e një komisioni për kryerjen e reformës kushtetuese në vend.

Presidenti rus Vladimir Putin tha se duhet të miratohet lista e pjesëmarrësve të komisionit, ndërsa duhet të përpunohen gjithashtu rregulloret për parametrat kryesorë të funksionimit të saj.

Putin dhe homologët e tij iranian dhe turk folën gjithashtu për zhvillimin e mëtejshëm të gjendjes së Sirisë pas njoftimeve të ShBA-së për tërheqjen e trupave nga rajonet verilindore të vendit.

Putin tha se qeveria siriane duhet të marrë përsipër rajonet ku janë të vendosura trupa amerikane për të ruajtur integritetin territorial.

“Gjendja politike në ShBA nuk e lejon gjithnjë presidentin Donald Trump të arrijë qëllimet e tij. Ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë më vonë, por sot për sot mund të themi se nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm në këtë territor. Por ne vazhdojmë nga supozimi se do të ndodhë dhe nëse do të jetë kështu, zgjidhja e vetme e duhur për të ofruar siguri në këto territore do të ishte kalimi i kontrollit nga ato (forcat amerikane) tek forcat e armatosura siriane.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: