Politika

Opozita mbyll protestën, Basha: Mblidhemi prapë të enjten tjetër

 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shpërndarë protestën e sotme të opozitës duke i futur ata që të vijnë të enjten e javës së ardhshme në orën 10:00.

Duke i falenderuar për pjesëmarrjen e sotme, Basha tha se “ditën e enjte populli do t’i japë një përgjigje tjetër narkoshtetit duke marrë fatin në duart e tij, duke i dhënë fund narkoshtetit”.

Basha i ftoi protestuesit të jenë edhe më shumë edhe më të vendosur të enjten e javës së ardhshme.

Protesta e sotme zgjati 5 orë, pasi nisi në orën 11:00 dhe u mbyll në orën 16:00 ndërsa nuk u mbajt asnjë fjalim.

Gjatë protestës pati akte dhune nga nga ana e protestuesve, të cilët çanë kordonin e policisë disa herë dhe tentuan të hynin brenda Kryeministrisë.

Ata shkatërruan skelat mbrojtëse vendosur para derës hyrëse ndërsa hodhën kapsolla dhe tymues. Gjithashtu, me veprime të dhunshme, protestuesit e opozitës shkatërruan edhe instalacionin e Kërpudhës që gjendet në oborrin e Kryeministrisë.

Protestuesit largoheshin vetëm pas ndërhyrjes së Gardës së Republikës me gaz lotsjellës dhe pasi situata qetësohej, ata u rikthyen disa herë duke u ngjitur mbi skela dhe duke arritur të thyejnë deri xhamin e dritares në katin e dytë të kryeministrisë.

Gjatë gjithë kohës së protestës, ambasadat e huaja dhe organizmat ndërkombëtare si OSBE, Ambasada Amerikane në Tiranë, etj. bënë thirrje për një protestë paqësore dhe mos dëmtimin e pronës dhe institucioneve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button