Politika

Rama: Ndryshimi mes nesh këtu e atyre në Tiranë, siç ishte Vlora dje dhe si është sot

“Ne nuk jemi mbledhur këtu se të tjerë janë mbledhur gjetkë, ne jemi mbledhur se që kur kemi marrë votën e qytetarëve ne kemi premtuar se do të ecim hap pas hapi me ju, me njerëzit e zakonshëm. Ne jemi mbledhur këtu se që kur kemi marrë votën tuaj për të qeverisur pa të tjerë në prehër, e kemi pasur të qartë se mund të qeverisim si duhet, vetëm nëse nuk ndahemi nga ju, nuk shkëputemi nga ju dhe ju kemi ju para syve në çdo hap që hedhim”.

Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama në aktivitetin “Bashkia që duam” në qytetin e Vlorës.

“Duke parë këtë shesh të mbushur thua se nesër do të shkonim në votime, mendova se shumë shpejt në pak vite ky shesh duhet të mbledhë të gjithë shqiptarët për 110 vjetorin e Pavarësisë dhe këtë godinë ta heqim nga sheshi. Unë e di që Sulua ka bërë shumë për PD, por Sulua është një vlonjat i mirë dhe do mirëkuptohemi që ky shesh është i Pavarësisë, ky shesh është i Vlorës dhe gjithë shqiptarëve. Vlora dhe gjithë shqiptarët meritojnë që këtu të kenë sheshin më të bukur dhe sheshin e mikpritjes së të tërëve në ditët e kur historia kujton Vlorën dhe Vlora nderon historinë”, theksoi Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se “ne organizuam këtë takim në kuadrin e ciklit kombëtar të takimeve për bashkinë që duam dhe për dreq na bënë reklamë dhe kështu erdhën edhe më shumë se ne ç’prisnim këtu”.

Ne , shtoi ai, jemi këtu sepse kjo është gjëja që kemi bërë, për ne dëgjimi i njerëzve , vëmendja ndaj njerëzve, të kuptuarit sa më mirë të shqetësimeve, halleve dhe problemeve, por edhe të mësuarit nga njerëzit është pjesë e punës sonë të përditshme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button