Kronika

Pas protestës nis pastrimi i bulevardit, Veliaj: S’ka më kthim pas tek druri

Pas përfundimit të protestës, punonjësit e mirëmbajtjes në bashkinë e Tiranës kanë nisur pastrimin e ambienteve, të cilat u ndotën sot nga protesta e partive opozitare.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas protestës së zhvilluar duke falenderuar të gjithë ata që u distancuan nga dhuna.

“Po pse o pse? Ça ju bëri pema, lulja, bulevardi, arti, pastërtia, e bukura, e mira? Do t’i rikuperojmë në kohë rekord, por Tirana nuk harron – s’ka më kthim pas tek huri e druri! Mirënjohje kryeqytetit që u distancua nga ekskursioni i dhunës”, thotë Veliaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button