Ekonomia

Ambasadori i Japonisë, vizitë në zyrat qendrore të FED invest

Në fillim të muajin shkurt, Ambasadori i Japonisë, Makoto Ito zhvilloi një vizitë zyrtare në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme të Shoqërisë të Kursim Kreditit FED invest. Kryesore e këtij takimi ishte  bashkëbisedimi i përfaqësuesve të institucionit  dhe me ekspertët e Agjensisë Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar JICA-s mbi ecurinë përgjatë vitit të parë të implementimit, të projektit për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri, FIAS”.

Gjithashtu, Ambasadori Ito mori pjesë, bashkërisht me z. Ilir Halilaj, Zv.Ministeri Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Zj. Anxhela Bushati, Përfaqësuese e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në një pritje që u organizua nga ekipi i projektit “FIAS”.

Projekti për “Përfshirjen financiare të ekonomive dhe fermave familjare në Shqipëri, FIAS” është një projekt i mbështetur nga Agjensia Japoneze për Zhvillim Ndërkombëtar JICA, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, i cili implementohet nga FED invest. Ky projekt synon të përmirësojë mjedisin e përgjithshëm të IT-së në FED invest dhe të ndihmojë mbi 50.000 familje të vogla që jetojnë në zonat rurale dhe hasin vështirësi në sigurimin e një kredie bankare, të kenë akses financiar me qëllim që të vetëpunësohen ose të ngrenë biznesin e tyre.

Gjatë vitit të parë të implementimit, ky projekt i mbështetur nga JICA u përqendrua në hedhjen e themeleve të aktiviteteve 4-vjeçare, duke kryer një studim mbi 1.000 familje që jetojnë në zonat rurale, për të kuptuar më mirë nevojat tyre për shërbimet financiare dhe jofinanciare.

Nga ana tjeter, ky projekt ka mbështetur përditësimin e mjedisit IT në FED invest, si një domosdoshmëri për rritjen e kapaciteteteve të këtij institucioni, me synimin për të përmbushur nevojat e popullatës rurale Shqipëtare me një shumëllojshmëri mjetesh e shërbimesh financiare.

Finacimi japonez nëpërmjet JICA ka  vite që kontribon në vendin tonë dhe bashkëpunimi me FED invest tregon se ky i fundit plotëson kriteret e besueshmërisë, seriozitetit, përkushtimit dhe profesionalizmit e dëshmuar kjo në zhvillimin e agrobiznseit ne zonat rurale.

FED invest, një model suksesi në mikrofinancë

Në sektorin e mikrofinancës me një eksperincë të gjatë FED invest ka krijuar ndër vite aftësinë e të kuptuarit te anëtari dhe nevojat e tij, duke i shërbyer në mënyrë të vazhdueshme, ku FED invest ofron transparencë, shpejtësi dhe procedura të thjeshta për gjithë anëtarëve të cilët, përfituesit më të mëdhenj janë banorët e zonave rurale. Me 27 vitet e tij FED invest po zhvillon shërbimet dhe produktet financiare për fermerët falë përvojës së fituar ndër vite dhe përvojës së Shoqërive të Kursim-Kreditit. FED invest është e pranishme me financime në mbi 1700 fshatra në të gjithë territorin e vendit. Aplikimi i mikrokredisë ka dhënë një impakt pozitiv, pasi ndihmon antarësinë në aktivitetin e tyre në bujqësi, blegtori, tregëti, shërbime etj., gjë e cila  ka bërë të qëndrueshëm dhe domosdoshmëri prezencën e FED invest në zonën rurale.

FED invest inspirohet nga hollandezët dhe austriakët

FED invest është  inspiruar nga modelet e kooperativës financiare si Rabobank në Hollandë dhe Raiffeisen në Austri, të cilat kanë rrënjë të forta sociale në komunitetin lokal. FED invest përdor praktikat e bakingut modern duke ofruar produktet nga më konkurruese në treg. Përmirësimin e nivelit të jetesës dhe nxitjen e zhvillimit në zonën rurale.  Me misionin për të ofruar një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh financiare, për banorët e zonave rurale të vendit, institucioni FED invest po rrit përfshirjen financiare, duke zvogëluar varfërinë në përgjithësi. Njëherësh përveç projektit me japonezët (JICA), FED invest po zbaton aktualisht edhe një projekt tjetër, projektin katër vjeçar të financuar nga Qeveria Holandeze, “Përmirësimi dhe zgjerimi i shërbimeve financiare me qëllim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë rurale”.

Komisioni Evropian vlerëson FED invest

FED invest është vlerësuar edhe nga institucinet ndërkombëtare. Komisioni Evropian, në mbledhjen e datës 13 dhjetor 2018 të Këshillit Drejtues për Kodin Evropian të Sjelljes së Mirë në Mikrofinancë, vlerësoi se FED invest plotëson të gjitha kushtet e Kodit për ofrimin me standarde të larta evropiane të huadhënies në mikrofinancë. Ky vlerësim, vjen si fryt i kontributit ndër vite i stafit dhe të zgjedhurve në FED invest, si dhe shërben si një motivim i rëndësishëm për të shërbyer me standarde më të larta për anëtarët e FEDinvest.

A.Selimi

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button