Kosova

Ambasadori britanik: Do të vazhdojmë miqësinë me Kosovën edhe për 111 vjet

Përmes një videoje, ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruariri O’Connell ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke premtuar përkrahje dhe aleancë me kosovarët.

O’Connell ka kujtuar ditën e shpalljes së Pavarësisë dhe përkrahjen që Britania e Madhe ia ka dhënë Kosovës që nga fillimi, transmeton Gazeta Express.

 “Si sot, para 11 vjetëve Kosova ka shpallur pavarësinë në bazë të planit të Ahtisaarit. Kosova u lind si Republikë shumëkombëshe dhe demokratike, ku sundon ligji dhe të drejtat e njeriut. Britania e ka njohur pavarësinë e Kosovës pas një dite sepse ne kemi parime të njëjta”, ka thënë O’Connell në urimin e tij.

Ambasadori britanik, në emër të kombit të tij, ka thënë se mirëpret miqësi edhe për 111 vjet me Kosovën.

 “Ne i mbajmë në zemër këto parime edhe pas 11 vitesh edhe vazhdojmë të përkrahim Republikën e Kosovës, si u lind dhe si është”.

“I uroj çdo kosovari këtë ditë, Pavarësinë e Kosovës edhe e mirëpresim edhe 111 vite miqësi mes Britanisë dhe Kosovës”, ka shtuar ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button