Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia vendosën marrëdhënie diplomatike

Maqedonia e Veriut dhe Gjeorgjia vendosën marrëdhënie diplomatike

Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjia kanë nënshkruar Protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut thuhet se gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov dhe ministri i Jashtëm i Gjeorgjisë, David Zalakaliani, nënshkruan Protokollin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Sipas këtij njoftimi, të dy ministrat shprehën shpresën se ky akt paraqet hyrje në hapjen e një kapitulli të ri në marrëdhëniet dypalëshe, intensifikimin e dialogut politik dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë.

“Në takim gjithashtu u shkëmbyen pikëpamje mbi temat aktuale të interesit rajonal dhe global. Në të njëjtën kohë, ministri Zalkaliani përgëzoi nënshkrimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe përshëndeti përparimin e përgjithshëm të vendit tonë në procesin e integrimit euroatlantik, duke shprehur shpresën se Gjeorgjia do të ketë sukses të shkojë në të njëjtën rrugë drejt arritjes së prioriteteve të jashtme politike”, thuhet në kumtesën e MPJ.

Më tej është theksuar se në kuadrin e pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Dimitrov ka zhvilluar takime bilaterale me Rosemary DiCarlo, nënsekretare për Çështjet Politike në Kombet e Bashkuara dhe Karin Kneissl, ministre e Punëve të Jashtme të Austrisë, ndërsa në margjina të ngjarjes, gjithashtu ka zhvilluar biseda me homologët e tij nga Kroacia, Bullgaria, Shqipëria, Qiproja, Belgjika dhe Mbretëria e Bashkuar.

Leave a Reply

%d bloggers like this: