Rajoni

Ndryshime në qeveri: Alexis Tsipras nuk është më Ministër i Jashtëm, emërohet George Katrougalos

Kabineti qeveritar në Greqi ka pësuar një ndryshim pas shumë kohësh pritje. Alexis Tsipras e kishte që prej muajit Shtator të vitit të kaluar mandatin për të bërë ndryshime në qeverinë e tij. Pavarësisht këtyre ndryshimeve, emrat kryesor mbeten të njëjtë, dhe nuk pritet të ketë ndryshime në linjën e politikave të Greqisë.

Ndryshimi numër një është ai në Ministrinë e Jashtme, ku i mandatuari në krye të diplomacisë, George Katrougalos, tashmë është emëruar në krye të Ministrisë së Jashtme, duke bërë që de juro, Alexis Tsipras të mos jetë më Ministër i Jashtëm. Ky ndyrshim në dikasterin e Ministrisë së Jashtme vjen pas suksesit të marrëveshjes së Prespës si dhe kandidimin e Alexis Tsipras, së bashku me homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev, për çmimin Nobel të paqes.

Gjithsesi, shkak për rikonceptimin e qeverisë u bë kandidimi i dy ish zv ministrave për bashkitë e Athinës dhe Selanikut në zgjedhjet lokale të muajit Maj. Ndryshime të tjera ka pasur edhe në Ministrinë e Sigurisë Shoqërore, atë të Infrastrukturës si dhe atë të politikave të migrimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button