roze

Rita Ora me emocion kujton koncertin që mbajti në Kosovë: Mirënjohëse që të quaj shtëpi

Rita Ora ka uruar 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës përmes një videoje, përmes së cilës kujtoi klipin që e xhiroi në vendlindje dhe koncertin e 2018-ës.

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit një video, në të cilën ka shkëputur disa sekuenca nga videoklipi “Shine your light”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja, para 14 milionë ndjekësve tha se shprehet mirënjohëse që Kosovën e thërret shtëpi.

“Urime Ditën e Pavarësisë Kosovë. Mirënjohëse që të quaj shtëpi. Kujtoj kur së pari u ktheva në vitin 2012 për ta xhiruar videoklipin me Emil Nava, për këngën që u inspirova nga Kosova, e cila quhet “Shine your light”. Pastaj të kthehem vitin e kaluar për koncert, në të cilin mbi 300 mijë njerëz erdhën! Çfarë ndjenje e pabesueshme!”, janë fjalët e Ritës.

Kujtojmë që kënga “Shine ya light” ka marrë mbi 20 milionë klikime në kanalin YouTube. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button