Home / Politika / Propozimi i Bashës për djegjen e mandateve, edhe LSI mbledhje grupi

Propozimi i Bashës për djegjen e mandateve, edhe LSI mbledhje grupi

Kanë vijuar reagimet e para nga klasa politike por edhe nga kampi i opozitës pas propozimit të liderit demokrat Basha për djegjen e mandateve të deputetëve të opozitës si pjesë e reagimit opozitar kundër kësaj qeverie të akuzra për vjedhje dhe korrupsion.

Mënjëherë pas mbledhjes së paralajmëruar të grupit parlamentar të PD edhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë mbledhje grupi në orën 13 pikërisht për këtë çështje.

Deri tani nga LSI nuk ka pasur asnjë qëndrim. Në një status në Facebook, Kryemadhi dje shkruante se “beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!”

Propozimin për dorëzimin e mandateve, Basha e artikuloi në një konferencë të posaçme për mediat, 24 orë pas protestës masive në sheshin para Kryeministrisë.

Basha tha se ka lexuar mesazhin e protestuesve, Partia Demokratike ka ezauruar të gjitha rrugët institucionale dhe nuk mund të jetë më fasadë në parlament.

Leave a Reply

%d bloggers like this: