Home / Politika / Kocijancic për ATSH: Djegia e mandateve, kundër reformave të kërkuara nga BE

Kocijancic për ATSH: Djegia e mandateve, kundër reformave të kërkuara nga BE

“Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për të zbatuar reformat e kërkuara nga BE-ja”.

Zëdhënësja e KE, Maja Kocijancic iu përgjigj interesit të gazetarit të ATSH, Gjergji Mima lidhur me vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

  • “E drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në demonstrate është një tipar thelbësor dhe një vlerë thelbësore e çdo demokracie të pjekur, dhe duhet të garantohet.
  • Sidoqoftë, përdorimi i dhunës dhe dëmtimi i pronës publike, ashtu siç u pa të shtunën e kaluar në qendër të Tiranës, nuk janë të pranueshme.
  • Parlamenti është baza e çdo demokracie europiane – është një vend ku debatet për reformat dhe zhvillimet përkatëse duhet të diskutohen dhe të çohen përpara, e jo të bojkotohen
  • Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të vendit për të zbatuar reformat e kërkuara nga BE-ja
  • Presim që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim të kapërcejnë situatën aktuale politike”, theksoi Kocijancic për ATSH.

Leave a Reply

%d bloggers like this: