Home / Rajoni / Pas 2 vitesh mbi 25% nga gazi në Bullgari do të vijë nga Azerbajxhani

Pas 2 vitesh mbi 25% nga gazi në Bullgari do të vijë nga Azerbajxhani

Bullgaria pret që Azerbajxhani të jetë mes furnizuesve bazë të shpërndarësve të gazit për qendrën shpërndarëse “Ballkan”. Këtë e deklaroi ministrja bullgare e energjetikës Temenuzhka Petkova. Partneriteti energjetik strategjik parashikon furnizime të gazit natyror nga Azeri përmes “Korridorit Jugor të Gazit”, përmes interkonektorit Greqi-Bullgari nëpër tubacionet e “Bullgartransgazit” drejt furnizuesit regjional “Ballkan”. Kjo do të garantojë diversifikimin jo vetëm të itinerareve, por dhe të burimeve të lëndës blu për Bullgarinë dhe regjionin, deklaroi ministrja dhe rikujtoi se “Bullgargaz” ka lidhur marrëveshje për furnizimin e 1 miliardë metrave kubikë gaz në vit pas vitit 2020 nga depozita  “Shah Deniz-2.”

Leave a Reply

%d bloggers like this: