Bota

Airbus:Katastrofike nëse Britania lë BE-në pa marrëveshje

Zëvendëspresidentja e kompanisë “Airbus”, Katherine Bennett tha të dielën se “është absolutisht katastrofike” për kompaninë nëse Britania largohet nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje.

“Ajo për të cilën jemi të shqetësuar është perspektiva e ‘asnjë marrëveshjeje’, nuk ekziston një gjë e tillë si “asnjë marrëveshje” nën kontroll. Është absolutisht katastrofike për ne dhe kjo është arsyeja pse ne ngremë zërin dhe shefi ynë ekzekutiv e ka parë të udhës të flasë në emër të sektorit tonë, i cili është një kontribues realisht i rëndësishëm për ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar. Kemi shpenzuar dhjetëra milionë euro për gatishmërinë, për shembull grumbullimin e pjesëve, kontrollin e sistemeve të IT-së, duke gjetur mënyra se si do të jenë mbi 80 mijë udhëtimet që punonjësit tanë bëjnë çdo vit si pjesë e biznesit tonë të integruar evropian”.

“Airbus”-i është grupi i dytë më i madh në botë i fluturimeve.

Në të punojnë 14 mijë vetë nga Britania, përfshi 6 mijë në fabrikën kryesore në Wales dhe 3 mijë në Filton ku projektohen krahët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button