Kosova

Thaçi: Kosova në rrugë të mbarë drejt integrimeve Euro-Atlantike

tha-ccedil-i-kosova-n-euml-rrug-euml-t-euml-mbar-euml-drejt-integrimeve-euro-atlantike_hdSipas kryeministrit në largim të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kosova mirëpret Raportin e Progresit të BE-së për procesin e integrimeve evropiane.

“Presim që ky raport të jetë një reflektim real i një viti intensiv dhe të konfirmoj sukseset në procesin e përmbushjeve të kushteve përfundimtare për nënshkrim të MSA-së dhe procesin e liberalizimi të vizave”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Sipas tij, përveç kësaj, një sukses tjetër i Kosovës janë edhe organizimi më i mirë i zgjedhjeve që nga koha e pasluftës por edhe puna efikase në dialogun ndër-shtetëror për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Natyrisht, sfidat që mbeten do të adresohen me seriozitetin më të madh nga institucionet e reja të Kosovës të cilat duhet të formohen sa më shpejt. Kosova është në rrugë të mbarë për të ecur përpara drejt integrimeve Euro-Atlantike sepse ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjitha partive politike kryesore në vend”, ka shkruar Thaçi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button