Politika

Lefter Maliqi flet për mandatin: Ja kur do ta pranoj

Aktualisht, Lefter Maliqi, është zv.drejtor i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, por edhe i treti i listës së kandidatëve të Beratit, rreshtim ky që solli dhe pakënaqësinë e tij me Lulzim Bashën, i cili vendosi si të dytë Astrit Veliajn. Tashmë që opozita ka marrë vendimin për të djegur mandatet, Maliqit i takon mandati në Berat.

I pyetur nga GSH.al, lidhur me aludimet nëse do ta pranojë mandatin apo jo, Lefter Maliqi ka shprehur se ende është duke ndjekur situatën dhe do të vendosë gjithmonë në të mirë të banorëve të qarkut të Beratit. Duke bërë edhe njëherë një retrospektivë, ish-deputeti tregon edhe njëherë përplasjen me Bashën, që e detyruan të largohet nga PD.

“Kam qenë deputet i PD 2009 -2013 dhe i dhashë PD mandatin e 70 pasi përherë të parë PD në qarkun Berat mori 3 mandate dhe mandati i 3 i dha pushtetin, e cila bashkëqeverisi me LSI. Në 2013 fitova i dyti i Partisë Demorkatike, pasi ktheva të majtët në të djathtë, sidomos në dy ish-komunat Otllak e Lumas ku dhe kam qenë kryetar komune dhe në 2013 isha përsëri i 3, më pas 4 vjet në opozitë”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button