Home / Bota / BE kufizon emetimet e dioksid-karbonit te kamionët dhe autobusët

BE kufizon emetimet e dioksid-karbonit te kamionët dhe autobusët

Vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe Parlamenti Evropian (PE) janë dakorduar për uljen e sasisë së emetimit të dioksid-karbonit te kamionët e rëndë, që pritet të bëhet deri në vitin 2030.

Komisioni Evropian (KE) bëri të ditur se PE-ja dhe Këshilli i BE-së, kanë arritur një marrëveshje për kufizimin e emetimit të gazrave të dëmshëm të cilët i lëshojnë kamionët dhe autobusët.

Në përputhje me këtë, emetimet e dioksid-karbonit te kamionët dhe autobusët e rinj, deri në vitin 2030 do të ulet me 30 për qind nga sasia e emetuar në vitin 2019.

Kjo është hera e parë që vendosen kufizime të tilla në automjetet e rënda siç janë kamionët dhe autobusët.

Megjithatë, që marrëveshja të hyjë në fuqi, nevojitet që ajo të miratohet në PE dhe në Këshillin e BE-së.

Leave a Reply

%d bloggers like this: