Home / Kosova / Daçiç: Serbia angazhohet për arritjen e një kompromisi me Prishtinën

Daçiç: Serbia angazhohet për arritjen e një kompromisi me Prishtinën

Vazhdimi i bisedimeve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, parasëgjithash varet nga bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës, pasi që është kusht për hapjen e kapitujve të ri për përparimin e dialogut me Kosovën, deklaroi sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç.

“Përkrah vazhdimit të bisedimeve, synimet e politikës së jashtme të Serbisë janë për ruajtjen e sovranitetit dhe tërësisë territoriale, zhvillimin e marrëdhënieve me vendet udhëheqëse të botës, por edhe me vendet tjera, paqes dhe stabilitet në rajon dhe marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore”, tha ndër të tjera sot Daçiç në Beograd.

Ai theksoi se vendi i tij angazhohet për dialog si mjet për zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe bën përpjekje të mëdha për arritjen e një kompromisi me Prishtinën, por se Prishtina vazhdon të rrezikojë gjithçka që është arritur, duke vlerësuar se për vazhdimin e negociatave është e domosdoshme heqja e taksës për produktet e Serbisë.

Daçiç vlerëson se vet BE-ja ka legalizuar disa hapa të njëanshme, në kohën kur Serbia paralajmëroi për rreziqet e unilatarelizmit, dhe se tani, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, dallimet mes BE-së dhe SHBA-së për shkak të hapave të njëanshme kanë dalë sheshit.

Sipas tij, çështja e zgjerimit të BE-së tani më shumë varet nga vet Unioni, për shkak të problemeve të tyre dhe reformave ndërsa margjinaliuzimi i politikës së zgjerimit ka një ndikim negativ edhe në lëvizje në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

%d bloggers like this: