Home / Kronika / Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i pajetë 32-vjeçari. Vijojnë kërkimet për shokun e tij

Ishte shpallur i zhdukur, gjendet i pajetë 32-vjeçari. Vijojnë kërkimet për shokun e tij

Një 32-vjeçar fshati Mamaji i Tepelenës është gjendur i pajetë 1 javë pasi ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.

Sokol Rama është gjetur i vdekur në mjetin e tij në fshatin Mbrezhdan të Përmetit.

Rama ishte deklaruar u humbur prej familjarëve gati 1 javë më parë së bashku me një shok të tij.

Të dy të humburit dyshohet se kishin lidhje me transportin e paligjshëm të lëndëve narkotike.

Ende nuk dihet gjë për personin tjetër të zhdukur Roland Milo rreth 40 vjeç.

Leave a Reply

%d bloggers like this: