Ekonomia

Shqipëri-Maqedoni, forcim i bashkëpunimit mes sipërmarrjeve të dy vendeve

Zhvillohet në Shkup, takimi i sipërmarrjes shqiptare me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Sipërmarrësit anëtar të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, të hënën në Shkup, një takim me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kabinetin e tij qeveritar. Më shumë se 40 përfaqësues të kompanive shqiptare ishin pjesë e këtij takimi të zhvilluar në Shkup, i pari i këtij lloji pas emrit të ri të Maqedonisë.

Interesi i drejtpërdrejtë i kompanive shqiptare, problematika, apo mënyrat e bashkëpunimit ishin tema kryesore e takimit për të cilat kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dha përgjigje rast pas rasti.

Zaev tha se “kabineti që drejtoj mbetet i hapur për çdo lloj bashkëpunimi partneriteti dhe investimi që mund të bëni në vendin tonë”, duke kërkuar nga sipërmarrësit shqiptarë që të jenë të drejtpërdrejtë në kërkesat e tyre dhe t’i bëjnë ato pranë kabinetit të tij. Ndërsa Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka shprehu përgëzimet e komunitetit të biznesit për arritjen  e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, duke e konsideruar atë një hap pozitiv, që garanton paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit. “Urimet më të përzemërta për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, që e bën rajonin tonë akoma më të sigurte”, vijoi Jaka në fjalën e tij.

Sipas kryetarit Jaka tashmë Shqipëria dhe Maqedonia kanë hyrë në një fazë konstruktive dhe të dy vendet e kanë kuptuar  në mënyrë racionale se forcimi i bashkëpunimit  ekonomik-tregtar është rruga më e drejtë dhe me përfitim të ndërsjellë. Veçanërisht këto tre vitet e fundit lidhjet Shqipëri – Maqedoni kane patur një ndikim pozitiv në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, duke krijuar njëkohësisht  një klimë tepër pozitive në rajonin e Ballkanit Perëndimor e pare edhe në perspektivën e integrimit në BE”, u shpreh ai, duke vlerësuar gjithashtu se shkëmbimi i niveleve tregtare mbetet ende i ulët.

Për këtë ai kërkohet lehtësimin e procedurave doganore në eksportin e prodhimit të hershëm bujqësor, problem i ngritur shumë herë nga biznesi ynë. “Problematika të kësaj natyre kanë nevoje që të diskutohen në nivel teknik, për të arritur në një zgjidhje sa me të shpejta”, u shpreh ai. Turizmi është një sektor sipas tij me potencial dhe që duhet nxitur për një stad tjetër.

“Promovimi i turizmit rajonal, inkurajimi i investimeve reciproke; po ashtu sektori i agro-industrisë, sektori i energjisë  si dhe zhvillimi i infrastrukturës rrugore, e bën të domosdoshme  punën e dy qeverive  lidhur me korridorin VIII si dhe lidhjen hekurudhore ndërmjet dy vendeve tona etj.”, u shpreh ai. Pjesë e takimit ishte dhe ambasadori ynë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Fatos Reka, i cili në fjalën e tij u shpreh i hapur për vendosjen e urave të mëtejshme të komunikimit mes sipërmarrësve të të vendeve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button