Politika

Balla: Nuk do të ketë qeveri tranzicioni dhe as zgjedhje të parakohshme

Partia Socialiste nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për qeveri tranzicioni dhe as zgjedhje të parakohshme.

I pyetur rreth mundësisë së djegies së mandateve nga ana e opozitës, kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi gjatë një interviste televizive se është populli shqiptar ai që mund të zgjedhë se kush e qeverisë vendin.

“Partia Socialiste nuk do të pranojë asnjë marrëveshje për qeveri tranzicioni dhe as zgjedhje të parakohshme. Jo nuk do të ketë qeveri tranzicioni dhe as zgjedhje të parakohshme. Zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen vetëm në qershor të vitit 2020. Edi Rama do jetë Kryeministër edhe më pas. Populli shqiptar është ai që mund të zgjedhi”, – theksoi Balla.

I pyetur nëse do të pranojë maxhoranca një tryezë të thirrur nga Presidenti i Republikës për zgjidhjen e ngërçit, Balla theksoi se nuk mungon dëshira për të dialoguar me partitë opozitare.

“E para duhet të sqarojmë korrekt me teleshikuesit, ajo që është shumë e rëndësishme është se nuk kemi të bëjmë me djegie por me dorëheqje individuale të deputetëve. Unë them dhe kam bindjen që nuk e kanë seriozisht, kam bindje personale që nuk do të ndodhë. Ky është një proces që do të zgjasë disa muaj, flas për zëvendësimin e deputetëve, sepse dhe ata që do të vijnë do të jenë deputetë të opozitës. Dy parti kanë mandate, kurse PDIU mbështet mazhorancën dhe nuk do t’i dorëzojë mandatet. Asnjëherë nuk mungon nga ana jonë dëshira për të dialoguar me Partinë Demokratike dhe LSI-në. Jemi të gatshëm për t’u ulur me PD për Reformën Zgjedhore. Edhe një gjë zgjedhjet e përgjithshme do të zhvillohen vetëm në vitin 2021”, – përfundoi Balla.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button