Kosova

Haradinaj: Duhet me na ardhë marre, si e kemi lënë Trepçën në këtë gjendje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se të gjithë ata që kanë udhëhequr me shtetin, duhet të skuqen për faktin se si e kanë lënë Trepçën në një gjendje të keqe për 20 vjet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në manifestimin e 30-vjetorit të Grevës së Minatorëve.

Haradinaj tha se Trepça është burim jete të cilën e çmon çdo njeri në trojet tona. Ai thotë se Trepça është burim shumë i rëndësishëm dhe çdo sektorë i jetës lidhet me të.

“Nuk është e rastësishme sot pse jemi bashkuar, që ardhja sot në Stantërg ka më shumë kuptime se sa një akt që ka bë kthesën, greva e minatorëve. Ne kemi ardhur që atëherë e kemi ditë çka duam, e kanë ditë qytetarët, minatorë, poashtu e dimë edhe sot. Trepça është një burim jete për të gjithë, që e çmojmë kudo që jemi në trojet tona. Trepça si burim jete është shumë i rëndësishëm sepse lidhet me shumë sektorë. Nuk ka sektorë tjetër i jetës që nuk lidhet me Trepçën”, tha Haradinaj.

 Ai tha se është “marre” 20 vjet pas luftës që Trepça është lënë në gjendje shumë të keqe.

“Duhet me na ardhë marre  e me u skuq si e kemi lanë Trepçën 20 vjet në këtë gjendje. Fakti që e kemi votu statutin e Trepçës na ngushëllon, por nuk mjafton duhet të regjistrohet si kompani, janë aksionarët që duhet të marrin përgjegjësi, pjesa e Trepçës në jug duhet dorëzuar materialet e nevojshme për regjistrim, letërnjoftimin e secilit minator, Trepça veri duhet ta përgatisin çdo materie të nevojshme në mënyrë që çdo aksionarë të regjistrohet. Mënyra më e mirë me nderu punën e luanëve të nëntokës është ta rikthejmë Trepçën në burim jete. Kemi pasë vështirësi dhe do të kemi, por duhet të punojmë me secilin. Minatorëve urime statuti i Trepçës”, tha Haradinaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button