Politika

KiE shpreh shqetësim: Opozita të mos ikë nga Parlamenti

Vendimi i opozitës shqiptare për të dorëzuar mandatet nga Parlamenti ka shkaktuar mjaft shqetësim në Bruksel, e këtë e dëshmoi qartë edhe deklarata e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës (KiE), Thorbjorn Jagland, i cili i kërkoi të mos largohet nga Parlamenti.

“Në një demokraci, – tha ai, – legjislatura është instanca e parë ku çështjet politike, që prekin të gjithë vendin, duhet të diskutohen, e ku për to duhen kërkuar zgjidhjet”.

“Opozita shqiptare nuk duhet ta braktisë Parlamentin, – theksoi Jagland, – i cili iu bashkua gjithashtu korit të zërave që kanë bërë thirrje për frenim nga retorika e dhunës, duke i mëshuar idesë se e drejta për grumbullime e për demonstrata duhet ushtruar paqësisht”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button