Rajoni

SHBA – Trump: Marrëveshja e Prespës historike për Ballkanin

 Presidenti amerikan, Donald Trump përgëzoi kryeministrin grek, Aleksis Cipras për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga parlamenti grek.

“Marrëveshja është një arritje historike për Ballkanin dhe gjithashtu dëshmon guximin e udhëheqjes së Ciprasit”, theksoi Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës shtoi se “Greqia ka provuar të jetë një shtyllë stabiliteti në një rajon kompleks”.

“Kjo marrëveshje do të frymëzojë vendet e tjera në rajon për të zgjidhur problemet e tyre dypalëshe”, thekson Trump.

“Greqia është një aleate e rëndësishme dhe një partnere e SHBA… ne duam të vazhdojë bashkëpunimin për të siguruar paqen dhe prosperitetin në Mesdheun Lindor dhe në Ballkan”, përfundoi ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button