Home / Ekonomia / Tre muaj nga taksa 100 %: A kanë ndryshuar raportet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë?

Tre muaj nga taksa 100 %: A kanë ndryshuar raportet tregtare mes Kosovës dhe Serbisë?

Sot janë bërë tre muaj që kur Qeveria e Kosovës ka vendosur për mallrat serbe dhe boshnjake. Më 21 nëntor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim që të vendos taksë prej 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Qeveria këtë vendim e kishte marrë si kundërpërgjigje ndaj Serbisë për shkak të propagandës së saj të vazhdueshme kundër Kosovës.

Që nga 21 nëntori i vitit 2018 e deri më sot, sipas Doganës në Kosovë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovinës janë importuar rreth 770 mijë euro mallra.

“Deri më sot vlera e mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja është rreth 770 mijë euro të cilat po aq kanë paguar edhe masën mbrojtëse. Kryesisht lëndë e parë”, ka thënë zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Ai ka treguar se kjo taksë ka bërë që të ketë rritje te importeve nga Shqipëria me 40 për qind, si dhe nga Maqedonia me mbi 10 për qind.

“Sa i përket kësaj çështje importi nga Serbia ka rënë me 99.5 për qind krahasuar me periudhat paraprake.  Kemi rritje të importeve nga Shqipëria me 40 për qind, si dhe nga Maqedonia me mbi 10 për qind”.

Ndërkaq për 90 ditë, sipas Doganës së Kosovës, Serbia ka inkasuar afro 100 milionë euro më pak nga Kosova.

Mirëpo, pavarësisht vendosjes së taksës nga Qeveria, në Kosovëmallrat e Serbisë vazhdojnë të jenë prezentë.

Gjatë ditës së mërkurë ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikimit në Qeverinë e Serbisë, RasimLajiq, ka deklaruar se mallrat nga Serbia mund të hasen në gjithë Kosovën dhe se ato po arrijnë përmes rrugëve alternative.

Lajiq ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë, se nëse shikohet në veri apo në jug të Kosovës, gjithkund mund të hasen mallrat nga Serbia të cilat mbërrijnë atje përmes rrugëve të ndryshme.

“Ka raste kur gruri ynë shkon në Kroaci, prej atje paketohet dhe transportohet në Kosovë si mall i Kroacisë”.

Në lidhje me deklaratën e ministrit serb, Lajiq, ka reaguar edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka thënë se një gjë të tillë e kishte paralajmëruar edhe në dhjetor të vitit të kaluar.

“Këtë e kam paralajmëruar në dhjetor. Në raste të tilla, fillon zbatimi i praktikave që në “zhargonin” e tregtisë nderkombetare, njihen si “tradecircumvention”. Efekti i taksës zbehet, nëse nuk ka kapacitetet inspektuese dhe impelementuese. Duhet veprime konkrete për luftim të kontrabandës dhe manipulime të mundshme me origjinën e mallit”, ka shkruar Rukiqi.

Të dhënat e Agjencisë Statistikore të Kosovës tregojnë se në dhjetor 2018, importet nga Serbia ishin vetëm 5 milionë euro, me një rënie drastike prej 88% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Edhe në nëntor, në fund të të cilit hyri në fuqi taksa, importet nga Kosova u përgjysmuan, në rreth 15 milionë euro. Mesatarisht, Kosova importonte nga Serbia çdo muaj mallra me vlerë 30-40 milionë euro.

Serbia, tradicionalisht ka qenë partneri kryesor i Kosovës, për sa u përket importeve, me rreth 13% të totalit për periudhën janar-tetor 2018, përpara se të hynte në fuqi kjo taksë. Këtë kryesim ajo e humbi menjëherë në muajt nëntor – dhjetor. Ecuria e dobët në nëntor dhjetor bëri që për gjithë vitin, importet nga Serbia drejt Kosovës të binin me 14%.

Kosova nga Serbia brenda një viti, së paku zyrtarisht, importon mallra në vlerë 400 milionë euro, por eksporton vetëm rreth 40 milionë euro për në serbi. Kosova ka vendosur taksën prej 10% më 6 nëntor për mallrat nga Serbia dhe më pas e ka rritur atë më 21 nëntor në 100%.

Që nga vendosja e taksës ndaj mallrave serbe është bllokuar edhe dialogu Kosovë-Serbi, pasi që pala serbe po e kushtëzon vazhdimin e dialogut me heqjen ose pezullimin e taksës mirëpo, kryeministri i Kosovës, RamushHaradinaj, po vazhdon të këmbëngulë se taksa do të hiqet vetëm kur Serbia e Bonja të njohin pavarësinë e Kosovës.

Shfuqizim apo pezullim të taksës ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi.

Leave a Reply

%d bloggers like this: