Politika

Nuk dogji mandatin, Murrizi i PD: Vendimi pa përkrahje nga SHBA

Myslim Murrizi, deputeti i Partisë Demokratike që nuk ka firmosur për djegien e mandatit sqaroi në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 arsyen pse e mori këtë vendim, kundër Partisë Demokratike.

“Kam qënë konstant në vendimin tim. Nuk jam i bindur si një ish-student dhjetori që ky është vendim i përkrahur nga aleatët tanë që bënë të mundur rrëzimin e komunizmit në Shqipëri, pra nga Amerika”.

Deputeti i qarkut të Fierit, sqaroi ndër të tjera se: “Nuk gjykoj që është vendim i konsultuar me Amerikën që e sollën PD në pushtet në 92. Shpresoj që ata t’i vënë fre këtij pushteti arrogant”,- tha Murrizi më tej.

Deputeti demokrat Myslim Murrizi, deklaroi se liderët e partive politike në Shqipëri mendojnë se duke qenë se kanë në dorë listën e emrit si deputet, tentojnë të të kontrollojnë edhe për veprimet si individ.

Sipas tij, opozita duhet të kishte djegur mandatet që në dhjetor, pasi gjashtë muaj nuk ishte fare në parlament duke shtuar se zgjedhjet në Shqipëri gjithmonë kanë qenë të kontestuara, me përjashtim të atyre të vitin 1995 dhe 2005.

“Këtu tek ne është një habi e madhe tek liderët. Sa bëhen lider në sensin e atij, që kam në dorë emrin në listë, të kam në dorë edhe ty si individ. Kam organizuar dhjetëra aksione ndaj kësaj qeverie, ky mendon se të kam në dorë  listën, të kam në dorë  edhe ty. Jo mor vëlla.

Unë kam qenë non stop kundër këtij ligji. A ishim gjashtë muaj jashtë kuvendit, mund ti kishin djegur mandatet. Nga 23 dhjetori nderi tani nuk ka ndodhur gjë. U vra Azem Hajdari, dolën katër muaj dhe në fund u kthyen në kuvend. Në Shqipëri për post zgjedhjeve të ‘95 dhe të 2005, të gjitha zgjedhjet janë anatemuar me forcën e pushtetit”, tha ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button