Home / Rajoni / Bojko Borisov-Talat Xhaferi: Bashkëpunimi mes Sofjes dhe Shkupit i shkëlqyeshëm

Bojko Borisov-Talat Xhaferi: Bashkëpunimi mes Sofjes dhe Shkupit i shkëlqyeshëm

Kryeministri Bojko Borisov u takua me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Maqedonisë Veriore Talat Xhaferi, i cili vizitoi Bullgarinë me rastin e votimit në Kuvendin Popullor të projektligjit për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë Veriore.

Të dy shënuan bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Shkupit dhe Sofjes gjatë disa viteve të fundit dhe përpjekjet e Bullgarisë në përkrahje të Maqedonisë Veriore në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian. Borisov e vuri theksin te rëndësia e zhvillimit të projekteve për ndërlidhje infrastrukturore, të transportit dhe digjitale në Ballkan.

Talat Xhaferi e falënderoi qeverinë e Bullgarisë për përpjekjet e saj për integrimin euroatlantik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

%d bloggers like this: