Politika

Dialog me opozitën, përgjegjësia jonë të vazhdojmë rrugën që na kanë përcaktuar zgjedhësit

Edhe pse disa deputetë të opozitës vendosën që të dorëzojnë mandatet parlamentare ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka shtrirë sërish dorën e bashkëpunimit për opozitën.

Në një dalje për mediet, Kryeministri Edi Rama theksoi vendosmërinë e Qeverisë shqiptare për të udhëhequr vendin me përgjegjësi dhe largpamësi.

“Dora e bashkëpunimit dhe dialogut me opozitën, pavarësisht vetëpërjashtimit të saj ekstrem nga jeta parlamentare, është e shtrirë dhe do të mbetet e shtrirë. Edhe kjo temë me siguri do të ketë kohën e vet të shtjellimit më herët, se vonë, sepse jeta parlamentare e atyre që sot lanë mandatet mesa duket mbaroi për këtë legjislaturë, por jeta politike vazhdon, ashtu sikundër kjo shumicë qeverisëse do të vazhdojë punët për Shqipërinë, sikur nuk ka ndodhur asgjë, po dhe sepse kjo që ndodhi na ngarkon me një përgjegjësi më të madhe me udhëheqjen me largpamësi dhe maturi të vendit, dhe me shërbimin me përulësi dhe urtësi ndaj njerëzve të zakonshëm të këtij vendi pa asnjë dallim. Dallimi nga sot është se ata që ikën do të bëjnë çmos që të përçajnë më shumë, ne që jemi këtu do të bëjmë çmos që të bashkojmë më shumë”, – u shpreh Rama.

Sipas Kryeministrit zgjedhja që ka bërë sot opozita është nga më të këqijat për t’i dalë zot zgjedhësve të saj.

“Zgjedhja që kjo opozitë ka bërë sot, është zgjedhja më e keqe që mund të bënte për t’i dalë për zot zgjedhësve të saj, po dhe Shqipërisë që ka nevojë për një opozitë vizionare, ndërvepruese, që krijon sinergji me popullin, që është alternativë dhe që është serioze. Por kjo është përgjegjësia e lidershipit të sotëm të opozitës dhe ne mund të bëjmë fare pak, ose pak për ta shmangur vetëvrasjen politike të heqjes dorë nga përfaqësimi i zgjedhësve në Parlament”, – vijoi Kryeministri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button