Home / Politika / Basha drejt Vjenës, ‘kapet’ në Rinas me Shkëlzen Berishën

Basha drejt Vjenës, ‘kapet’ në Rinas me Shkëlzen Berishën

Një ditë pas protestës së opozitës tek Parlamenti dhe dorëzimit të mandateve zyrtarisht, kreu i PD Lulzim Basha është nisur drejt Vjenës.

Në foto duket kryedemokrati i shoqëruar nga djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha në aeroportin e Rinasit të cilët udhëtojnë së bashku drejt Vjenës me të njëjtin avion.

Nuk dihet qëllimi i vizitës së Shkëlzen Berishës në Vjenë, ndërsa Lulzim Basha pritet të zhvillojë takime me zyrtarë atje rreth situatës politike në Shqipëri.

Basha pritet të takohet me Presidentin e Asamblesë Parlamentare e OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm. Në kryeqytetin austriak ndodhet edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Nard Ndoka.

Pasi të zhvillojë takime me asamblenë parlamentare të OSBE-së, Basha më pas do të kthehet bashkë me Mediun dhe Ndokën. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, sqaroi dje se ndodhet në Vjenë dhe sapo të kthehet në Tiranë, do të firmosë dokumentin për dorëzimin e mandatave njësoj si deputetët e tjerë të opozitës.

“Unë kam dy ditë në Vjenë. Kjo është qesharake. Unë kam bërë një  deklaratë si deputetët e tjerë të opozitës. Mandati im është mandati i qytetarëve demokratë. Nuk është vënë ndonjëherë në diskutim ajo çka kërkojnë dhe vendosin qytetarët. Unë nuk kam mandat. Në momentin e parë që do të jem në Tiranë, do të kryej të gjitha aktet formale për ta bërë. E kam bërë deklaratë publike dhe do e formalizoj. Nuk kam mundësi nga Vjena për ta bërë, sepse ligjërisht nuk do të ishte e qëndrueshme. Jam këtu për të përfaqësuar zërin e opozitës dhe të qytetarëve dhe sa të kthehem, do të bëj të njëjtin veprim si kolegët e mi. Vendimi im është i koordinuar me z.Basha”, theksoi Mediu.

Leave a Reply

%d bloggers like this: