Home / Kronika / KLP miraton unanimisht komandimin e 6 këshilltarëve të vet, ja emrat

KLP miraton unanimisht komandimin e 6 këshilltarëve të vet, ja emrat

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka nisur mbledhjen e gjashtë të këtij institucioni që nga krijimi.

Mësohet se KLP ka miratuar unanimisht komandimin e 6 këshilltarëve pranë këtij institucioni. Këshilltarët e miratuar pranë KLP janë Arjan Muçaj, Artur Cara, Mirela Kapo, Mihallaq Bleta, Vitjuna Mata dhe Ornela Rrumbullaku.

Ndërkohë në mbledhjen e ditës së sotme të KLP është edhe shqyrtimi rreth kërkesës së opozitës për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkoi shkarkim dhe ndjekjen penale të Markut pasi, sipas tij, kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP-së, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij.

Leave a Reply

%d bloggers like this: