Home / Rajoni / Maqedonia / Maqedoni/ Tregtarët mohojnë rieksportin e mallrave serbe

Maqedoni/ Tregtarët mohojnë rieksportin e mallrave serbe

Informacioni i autoriteteve serbe se bëhet ri-eksport i produkteve serbe në Kosovë përmes Maqedonisë është një dezinformim i pastër, theksojnë tregtarët vendas në Maqedoni.

Biznesmeni Xhemali Dauti, thotë se nuk ka ri-eksport të organizuar apo falsifikim të paketimit ose të pakove, të produkteve nga Serbia të destinuara për tregun e Kosovës. Sipas tregtarëve vendas, problemi me kontrollet shtesë të miellit, që nga Maqedonia eksportohet në Kosovë është për shkak të analizës së pranisë së hekurit.

Dje, ministri serb i Tregtisë Rasim Ljajiç tha se prodhimet serbe po ri-paketohen në Maqedoni dhe Kroaci dhe pastaj ri-eksportohen në Kosovë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: