Politika

Zv.ambasadori i OSBE-së, Wilton: Retorika politike në Shqipëri ka dalë jashtë realitetit

Zv. ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton tha  në një bashkëbisedim me të rinjtë në Shkodër, se e kishte parë kryeministrin Edi Rama më të shqetësuar nga protesta e studentëve dhe gati për dialog  me ta, sesa nga protesta e opozitës.  Në bisedën me të rinjtë shkodranë Wilton, foli për situatën e krijuar nga protesta e opozitës dhe për fenomenin e shitblerjes së votave.

“Rama i patrazuar nga protesta e opozitës. Foli për kërpudhën dhe drekonte në bregdet. Unë e kam parë më shumë të shqetësuar dhe gati për dialog gjatë protestave të studentëve. Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo! Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikë 50 lekë janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet”, theksoi Wilton.

Sipas tij, të ashtuquajturat skandale në Shqipëri nuk janë unike. “ Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që 3 herë më të keqe e shoh në Angli. Dallimi është retorika politike që në Shqipëri ka arritur jashtë realitetit. Politikanët këtu i thonë njëri- tjetrit gjera që do i rrezikonin lirinë si vepër penale. Drejtësia dhe mediet nuk po ofrojnë mbrojtje”- deklaroi Wilton. 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button