Kronika

Pukë, humbin jetën dy të rinj në stane. Dyshohet nga erërat e forta

Dy të rinj janë gjetur të pajetë në fshatin Buzhalë të Pukës. Ata gjendeshin prej dy ditësh në stane, me bagëti, e për fat të keq nuk kanë mundur të kthehen në shtëpi.

Edhe pse shkaqet dhe rrethanat e vdekjes së tyre janë ende të paqarta, teksa nga policia nuk jepet ende asnjë informacion, dyshimet e para të çojnë te rrëzimi i tyre në greminë si pasojë e erërave të forta.

Pritet tashmë ndërhyrja e policisë dhe ekspertëve mjekoligjorë për të mësuar detaje të mëtejshme, sikurse edhe identitetin e dy të rinjve. Problematikë në zonë mbetet komunikimi, për shkak se nuk ka mbulim me valë telefonike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button