Kronika

Pjese e dosjes 339, Gjici: ‘Thapa-thupja’ do e shohë në qershor

Pas akuzës  së nënkryetarit të PD-së, Edi Paloka në emisionin ‘Kjo Javë’ se Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka dalë në përgjimet e ndërkombëtarëve duke blerë vota në Kukës në favor të PS, vjen edhe përgjigja e këtij të fundit. Përmes një postimi në ‘Facebook’,  Gjici ironizon deklaratat e Palokës, ndërsa shton se ata që merren me të nuk quhen shërbime inteligjente por për budallenjtë. Presidenti i skuadrës së Kukësit në postim sfidon hapur nënkryetarin e PD-së për votat e kuksianëve gjatë zgjedhjeve të qershorit.

“Nëse shërbimet e huaja i ndakan informacionet me Edi Palokën, kjo botë paska marrë fund.

Po ato që merren me tipa si Paloka nuk quhen shërbime inteligjente, por shërbime për budallejtë!

Megjithatë, për cdo njeri normal që mund të habitet akoma me këtë budalla kampion, sqaroj se ditën kur Kukësi nuk do ma japi votën me zemër une s’do fus dorën në xhep.

Po do bëj valixhen e do iki. Se ndryshe nga thape thupja që rron kot dhe merr rrogën per të gjujt njerëzit me baltë a me bojë, unë rroj me punën time dhe s’e dua politikën për rrogë apo për kocka si ky budallai i Kuvendit.

Po shyqyr e mori vala e budallekut kolektiv edhe këtë dhe s’do i’a shohim më bojën në atë Parlament që e kishin kthyer në nevojtore.

Kurse Kukësin do ta shohim në qershor dhe thape thupes i them: hajde trim dhe tregoja kuksianëve Dothjen që ke për Safet Gjicin.

Budalla!”, shkruan ai.

Në një postim të dytë, Gjici shkruan se Paloka përgjigjen do ta marrë më 30 qershor.

“Cudia më e madhe, 3 ditë zgjat”!

SHQUPI vijon përbaltjen, pasi u panë qartë sesa e duan Shqipërinë nga shqiptarët e ndërkombëtarët.

Thape-thupja hodhi shashkën e radhës, medemek që unë paskam blerë vota!!!

O të shkretë, ju nuk e njihni Kukësin e kuksianët, të cilët vlerësojnë njerëzit e punës, jo demagogjisë dhe fjalëve boshe!

U kuptoj, meqë Thape-thupja erdhi në Kukës dhe ndjeu humbjen e bashkisë, mendoi ta lëshonte dhe një shashkë!

Po pse more qyqar, ti për budallenj i di kuksianët?!

Rri i qetë, përgjigjien do e marrësh më 30 qershor!”, shprehet ai.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button