Kosova

Deklaratat e ministrit gjerman, Haradinaj: Vendimtare për vizat

Pas deklaratave të ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Mass ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në “Facebook’, Haradinaj shprehet se deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman për “Stuttgarder Nachrichten” tregojnë mbështetjen që vjen nga Gjermania për Kosovën.

Kreu i Qeverisë së Kosovës shprehet se mbështetja e Gjermanisë ndaj Kosovës është vendimtare për procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Të dashur qytetarë,

Jam i lumtur që të ndajë me ju deklaratën mbështetëse që vjen nga Gjermania mike, për reformat e ndërmarra shtetërore.

Në intervistën e dhënë për gazetën gjermane “Stuttgarder Nachrichten”, kushtuar Kosovës, ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas e ka vlerësuar lartë angazhimin e Qeverisë së vendit tonë duke thënë se “Reformat të cilat janë kryer atje janë mbresëlënëse dhe kjo duhet të pranohet.”

Ky është edhe një rikonfirmim se mbështetja e parezervë e Gjermanisë për Kosovën është rezultat i partneritetit të ngushtë e të sinqertë me shtetin gjerman, si dhe është vendimtar për procesin e liberalizimit të vizave dhe rrugën europiane të Kosovës

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button