Politika

Kuvendi, seancë plenare sot në orën 17:00

Kuvendi do të zhvillojë sot pasdite seancë plenare për të zëvendësuar të enjten e shkuar, pasi kreu i këtij institucioni njoftoi shtyrjen e seancës për shkak të protestës së opozitës.

Pas mbledhjes së Konferencës së Kryetareve u vendos që seanca plenare  të mbahet në orën 17:00.

Në rendin e ditës së Konferencës së Kryetarëve ishte miratimi i kalendarit tre javor te punimeve te Kuvendit si edhe programi i punes se parlamentit.

Mes tjerash mësohet se në seancën e sotme pritet të miratohet struktura dhe buxheti i Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ndërkohë opozita njofton planet për protesta të përjavshme, me ditën e caktuar çdo të enjte kur edhe zhvillohen seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, pikërisht për të protestuar përpara legjislativit deri – siç pretendojnë, – në rrëzimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button