Kronika

Arrestimi i Dakos? Reagon Prokuroria

Pas deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili në një dalje për mediet nga selia blu u shpreh se po përgatitet arrestimi i kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, ka ardhur edhe reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme.

Në emisionin “Opinion” Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar zyrtarisht duke theksuar se Vangjush Dako nuk është person nën hetim.

“Për çështjen në fjalë vazhdojnë hetimet me ritëm të përshpejtuar. Fakti që Vangjush Dako nuk është person nën hetim, nuk do të thotë që nuk po hetohet veprimtaria e tij. Po hetohet veprimtaria e tij dhe shumë personave të tjerë, dhe në fund do të konkludohet nëse ka ose jo elementë të veprës penale”, thuhet në reagimin e Prokurorisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button