Home / Rajoni / Maqedonia / LSDM-BDI: Pendarovski kandidat për President; Koordinatori i Maqedonisë së Veriut për NATO-n

LSDM-BDI: Pendarovski kandidat për President; Koordinatori i Maqedonisë së Veriut për NATO-n

Stevo Pendarovski, Koordinatori i Maqedonisë së Veriut për NATO-n, është kandidati i përzgjedhur nga kryeministri Zoran Zaev dhe partner i tij qeveritar, Ali Ahmeti per zgjedhjet presidenciale ne vendin fqinj.

Pendarovski ishte mes emrave me te votuar nga elektorati i Lidhjes Social demokrate të Maqedonisë, ndërsa sondazhet tregojnë se ai është i pëlqyer edhe nga jomaqedonasit.

Stevo Pendarovski ka  lindur më 3.4.1963, në Shkup është një politikan dhe akademik maqedonas nga Maqedonia. Ai ishte kandidat në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 në Maqedoni i propozuar nga Lidhja Social Demokrate. Stevo Pendarovski u diplomua si Bachelor i Drejtësisë në i Universitetin “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup në vitin 1987. Më vonë ai fitoi titullin MA dhe PhD në shkencat politike në të njëjtin universitet. Që nga viti 2008 është Asistent Profesor për Sigurinë Ndërkombëtare, Politikën e Jashtme dhe Globalizim në Universitetin Amerikan në Shkup.

Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët dhe BESA njoftuan se do të mbështesin profesorin Blerim Reka, i cili u shpall të enjten si kandidat i pavarur në Maqedoninë e Veriut.

Si Reka ashtu edhe Stevo Pendarovski do të kandidojnë përballë Gordana Siljanovska-Davkova, kandidatja e VMRO-DPMNE-së. Raundi i parë per zgjedhjet e gjashta presidenciale u caktua për më 21 prill, ndërsa i dyti do të mbahet më 5 maj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: