Ekonomia

Ahmetaj: Të dhënat paraprake, 3-mujori III me rritje 3,3% më shumë

arben-ahmennvbtaj-320x255“Të dhënat paraprake tregojnë se 3-mujori i tretë do ketë rritjen më të madhe me 3,3% më shumë nga e njejta kohë e 2013-tës”, tha sot për mediat ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj.
Falë modelit të ri ekonomik që ka nisur qeveria, sipas tij, “sot ka rritje nga tremujori në tremujor në shërbime, bujqësi, tregti, industri, kemi 43 mijë vende të reja pune, shumica nga vende të reja dhe formalizimi në sektorët privatë”.
Vetëm në industrinë fason janë 5000 vende të reja sot, tha ministri, sipas të cilit, rritja ekonomike është në konsolidim ku cdo tremujor ka rritje të kosnoliduar.
Në rritjen me 3,3% në 3-mujorin e tretë, sektorët me ndikim janë turizmi, ku u rrit konsumi 8%, investimet publike që po bëhen efektive, shërbimet dhe tregtia me trend pozitiv, fasoni po ashtu, bujqësia ka kërcim edhe më të mirë nga stina dhe eksportet, tha Ahmetaj.
“Ka një model të ri ekonomik, që garanton rritje afatgjatë, stabilitet ekonomik, jo gropa dhe rritje të përkohshme, sic ndodhi në 3-mujorin e dytë 2013 për shkak të manipulimit elektoral ku pati rritje, ndërsa në tjetrin rënien -2,3%. Le të dalë ish-ministri i Financave, që të justifikojë këtë rënie”, u shpreh ministri i Zhvillimit Ekonomik, duke shtuar se, po paguajmë detyrimet që la pas qeveria e kaluar.
Ministri Ahmetaj kujtoi se qeveria që iku në 2013 la pas “tokë të djegur”, duke përmendur rastin e kaskadës së HEC-eve mbi Drin, ku për shkak të fushatës elektorale u prodhua energji elektrike përtej cdo kuote që nga ndërtimi.
Partia Demokratike reagoi sot ndaj raportit të INSTATpër prodhimin e brendshëm bruto me ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, që tha se, me statistikat e publikuara INSTAT nuk mbulon dot treguesit e përkeqësuar të ekonomisë. “Të dhënat e raportit të djeshëm rrëzuan propagandën bajate të qeverisë”, tha Bode, sipas të cilit, ekonomia e vendit është zvogëluar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Dje, drejtori i INSTAT, Gjergji Filipi deklaroi se, “nuk bëjmë asnjë lloj parashikimi, por kushdo që merr vesh nga ekonomia, pasi INSTAT botoi tremujoret e vitit të shkuar, e pa grafikun se 2013 fluturonte në të dytin, shkonte gropë në të tretin dhe rikthehej në të katërtin. Për rrjedhojë, pritshmëria është që, në vitin pasues, të kemi surpriza në të dy kahet. Në tremujorin e tretë 2014 supriza pritet në krahun pozitiv, pasi tremujori i tretë 2013 ishte tremujor me shumë gropa”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button