Politika

Betohen katër deputetë të rinj të LSI-së në Kuvend

Katër deputetë të rinj janë betuar sot në Kuvend. Deputetët Ylli Shehu kandidat nga lista shumëemërore e LSI në Tiranë, Enver Roshi nga LSI në qarkun Elbasan, Aurora Mara kandidate nga LSI në qarkun Dibër dhe Edmond Rushi kandidat nga lista shumë emërore e LSI-së në Tiranë janë betuar në Kuvend.

Deputetja e PS Klotilda Ferhati në emër të Komisionit të Rregullores dhe Mandateve u shpreh se pas verifikimit që iu bë mandateve rezulton se vendimet e KQZ respektojnë kërkesat e parashikuara nga Kushtetuta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button